Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Një epokë e re e krijimit të kontentit, Zbuloni dhe zhvilloni aftësi që nuk e dinit që i zotëroni

Tableti i ri, ripërcakton peizazhin e tabletëve dhe vendos standarde të reja duke ofruar përvoja premium dhe liri krijuese.

Një epokë e re e krijimit të kontentit, Zbuloni dhe zhvilloni aftësi që nuk e dinit që i zotëroni

Në ditët e sotme, përdoruesi i një smartphone-i apo një tableti është gjithnjë e më shumë kërkues dhe pret nga pajisja e tij të kryejë thuajse çdo detyrë. Dërgim mailesh, të parit video në platforma si Netflix, të luajë lojën e preferuar, të zhvillojë pasionet, të ndjekë ritmin e një jete të shëndetshme e sa e sa funksione të tjera. Të gjitha çfarë përmendëm më lartë e shumë më tepër janë vetëm maja e akullnajës se çfarë mund të ofrojnë dy pajisje të fuqishme Galaxy të bëra së bashku. Galaxy Tab S9 FE dhe Samsung Galaxy S23 FE shtyjnë edhe më tej kufijtë e teknologjisë dhe risisë.

Tableti i ri, ripërcakton peizazhin e tabletëve dhe vendos standarde të reja duke ofruar përvoja premium dhe liri krijuese. Gjithnjë e më shumë, njerëzit po priren drejt punës në distancë duke vendosur balanca të reja midis punës dhe jetës private dhe çdo pajisje Galaxy si Galaxy Tab S9 FE është krijuar për t’ju dhënë lirinë të jeni kreativë nga kudo dhe jo vetëm të mbyllur mes 4 mureve. Nga opsionet e zgjeruara të personalizimit deri te funksionet intuitive të multitasking dhe produktivitetit, këto pajisje do të lejojnë edhe më shumë përdoruesit të përmirësojnë mënyrën se si ndërveprojnë në jetën e përditshme dhe të sjellin idetë e tyre të mëdha në realitet, pa mundim.

Të kesh një pajisje që ju mbështet edhe në ditët më të vështira nuk ëshë një superfuqi, apo një sekret. Me lançimin e çdo produkti Samsung, mbështet çdo përdorues edhe në ditët më të ngarkuara, apo kur janë në lëvizje.  E këtë ka bërë pikërisht edhe me Galaxy S23 FE, telefoni i zgjuar që përmbledh veçoritë më të dashura të Galaxy, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë të përjetojnë të jashtëzakonshmen.

Me baterinë që zgjat dhe shkrepjet mahnitëse gjatë natës, ky telefon bëhet porta juaj e kujtimeve spektakolare që zgjasin. E nëse doni që magjinë të shijoni në një ekran më të madh, bateria e tabletit të fuqishëm S9 FE do të mbajë gjatë gjithë ditës dhe nuk do t’ju lërë kurrë në baltë.

E nëse pas punës do të donit të zhvillonit një pasion, apo të zbuloni se çmund të bëni më shumë me këtë Duo të fuqishme, atëherë keni në dorë dy pajisjet e duhura.

Mos humbni asnjë moment gjatë ditës apo edhe gjatë natës duke shfrytëzuar në maksimum 4 kamerat e Galaxy S23 FE. Selfie e denjë për rrjete sociale, foto mbresëlënëse nën lenten 50 MP e shumë e shumë foto të tjera. Me kamerën e nivelit profesional që i kthen shkrepjet tuaja në vepra arti, këto të fundit do të jenë plot detaje dhe të qarta. Me një sensor me rezolucion të lartë, fotot dhe videot marrin jetë me lentet 50 MP dhe zmadhimin optik 3x, ndërsa funksioni Nightography mundëson shkrepje të shkëlqyera edhe gjatë natës.

Për më tepër këto dy pajisje janë krijuar për të zgjatur. Ekrane moderne, plot njgyra të gjalla që të përfshijnë, rezistente ndaj ujit apo pluhurit këto pajisje definitivisht nuk do të dëmtohet pas aksidentit të parë. Duke njohur mjaft mirë rëndësinë e të qenët i lidhur në çdo kohë, Galaxy Tab S9 FE dhe Galaxt S23 FE integrohen pa probleme në ekosistemin Galaxy, ndaj bëhuni të zgjuar dhe investoni në pajisje që nxjerrin më të mirën tuaj, dhe të nxisin të zhvilloheni më tej.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Samsung Galaxy Tab A9 8.7″ 2023

14,990 L17,990 L
 
- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Tab A9+ 11″ Wi-Fi, 5G 2023

25,990 L
Kurseni: 2,000 L