Monedhë

Kategoritë

5 vjet më parë

OnePlus konfirmon ekranin revolucionar të flagshipit të ardhshëm

OnePlus synon të përdorë një çip të përshtatur MEMC për animacionet. Së fundi OnePlus pretendon se mund të arrijë një shkëlqim prej 1,000 nits me ngjyra 10-bit.

CEO i OnePlus Pete Lau në CES 2020 konfirmoi se telefoni i ardhshëm, OnePlus 8, do të ketë ekran me frekuencë rifreskimi prej 120Hz.

Ai tha se do të ishte ekrani më i mirë i 2020-ës. Kompania ka punuar me Samsung për të zhvilluar një ekran OLED ndërsa ka punuar edhe në Android për të përmirësuar animacionet.

OnePlus synon të përdorë një çip të përshtatur MEMC për animacionet. Së fundi OnePlus pretendon se mund të arrijë një shkëlqim prej 1,000 nits me ngjyra 10-bit.

Por OnePlus 8 nuk do të jetë telefoni i parë me 120Hz. ROG Phone 2 dhe Razer Phone 2 e kanë bërë vitin e kaluar.

Po ashtu nuk do të jetë i vetmi telefon Android me frekuencë rifreskimi më të lartë se 60Hz që debuton vitin e ardhshëm. Për shembull seritë Galaxy S do të kenë frekuencë rifreskimi prej 120Hz kur të debutojnë më 11 Shkurt.

Megjithatë prodhuesit ballafaqohen me sfida si kompensimi i jetëgjatësisë së baterisë tek ekranet me mbi 60Hz.

Copyright: © PCWorld Albania