Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Përdoruesit Evropian në Messenger dhe Instagram do të humbasin aksesin në disa funksione

Mjetet do të çaktivizohen në të gjithë Bashkimin Evropian në disa faza dhe disa përdorues do të vazhdojnë ende të kenë akses në to.

Përdoruesit Evropian në Messenger dhe Instagram do të humbasin aksesin në disa funksione

Facebook do të çaktivizojë disa veçori në aplikacionet Messenger dhe Instagram për përdoruesit Evropianë në mënyrë që të jenë në përputhje me ndryshimet e rregullave të privatësisë.

Nga data 21 Dhjetor, aplikacionet e komunikimit do të rregullohen nga direktiva ePrivacy e Bashkimit Evropian. Facebook ka vendosur të heqë disa prej opsioneve interaktive dhe të ofrojë vetëm mbajë shërbimin kryesor të komunikimit derisa të ketë të mundur ti risjellë në përputhje me rregullat e reja.

Për shembull anketat në bsiedat në grup janë disa prej opsioneve që do të hiqen. Vendosja e pseudonimeve për miqtë në Messenger gjithashtu ndërsa filtrat e realitetit të shtuar në mesazhet direkte në Instagram nuk do të ofrohen në Evropë.

Facebook tha se nuk ka publikuar një listë të funksioneve të cilat do të çaktivizohen. Funksionet kryesore të komunikimit dhe të thirrjeve në Instagram dhe Messenger nuk do të preken.

Mjetet do të çaktivizohen në të gjithë Bashkimin Evropian në disa faza dhe disa përdorues do të vazhdojnë ende të kenë akses në to.

Në direktivën ePrivacy nuk thuhet që stickerat apo anketat nuk mund të përdoren dhe lëvizja e Facebook për të çaktivizuar mbetet një enigmë.

Mbase këto funksione të Messenger dhe Instagram nuk shkelnin rregulloren por që Facebook dëshiron të sigurohet për këtë dhe të shmangë ndonjë gjobë apo sanksion nga Bashkimi Evropian.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: