Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Pixel 8 Pro: Telefoni që mund ta përdorni deri në dekadën e ardhshme

Telefoni karakterizohet nga alumin i rafinuar dhe dizajn prej xhami. Ekrani i mrekullueshëm prej 6.7-inç OLED tashmë është i rrafshët, jo i lakuar në cepat e tij siç ka ndodhur me versionet e kaluar të modeleve Pixel Pro.

Pixel 8 Pro: Telefoni që mund ta përdorni deri në dekadën e ardhshme

Telefoni Pixel më i mirë i Google është rikthyer për të sfiduar konkurrencën duke premtuar 7 vite përditësime të plota softueri. Por sa e justifikojnë veçoritë e Pixel 8 Pro rritjen e madhe e çmimit, është një temë që ha debat.

Me një çmim prej 1099 eurosh, telefoni i ri Android ende kushton më pak sesa rivalët 1300 eurosh të Apple dhe Samsung, megjithatë kemi të bëjmë me një rritje prej 200 eurosh krahasuar me Pixel 7 Pro të vitit të kaluar.

Telefoni karakterizohet nga alumin i rafinuar dhe dizajn prej xhami. Ekrani i mrekullueshëm prej 6.7-inç OLED tashmë është i rrafshët, jo i lakuar në cepat e tij siç ka ndodhur me versionet e kaluar të modeleve Pixel Pro.

Ofron një eksperiencë të rrjedhshme dhe të ëmbël shfletimi dhe rrotullimi e mund të arrijë një ndriçim maksimal të mahnitshëm prej 2400nits. Një nivel i tillë ndriçimi mund të mbahet vetëm për pak sekonda në dritë të fortë dielli përpara se të bjerë në nivele më të pranueshme.

Risi e modelit të këtij viti është sistemi i përmirësuar qasje në telefon 2D Face-Unlock ndërsa tashmë mund të verifikojë pagesa dhe jo vetëm të hapë telefonin. Nuk është aq i avancuar si sistemet 3D të njohjes së fytyrës si Apple Face ID, dhe nuk funksionon me syze e as në dritë të paktë, por mjafton nëse përdoret në kombinim me skanerin e shenjave të gishtërinjve nën ekran.

Në letër, çipi i ri Tensor G3 i Google është pas rivalëve të Qualcomm dhe Apple, mund mëse i aftë të përballojë lojëra intensive, aplikacione të mëdha e përdorim të përditshëm. Jetëgjatësia e baterisë nuk ka ndryshuar me Pixel 7 Pro duke rezistuar për afro 37 orë mes dy cikleve të karikimit.

Edhe në përditësimin më të lartë ditor, mjaftojnë 85 minuta për karikimin e plotë me një adapter 30W.

Android 14 me 7 vite përditësime

Një prej pikave më të forta të telefonëve të këtij viti nga Google është cikli i gjatë i përditësimeve të softuerit. Pixel 8 Pro mbërrin me Android 14, që është edhe versioni më i fundit i platformës, dhe një premtim prej 7 vitesh përditësime të sistemit operativ por edhe përditësime sigurie. E thënë thjeshtë telefoni është i përdorshëm deri në Tetor të 2030-ës. Jo vetëm që e sjell në nivelin e mbështetjes që Apple ofron me iPhone, por në të njëjtën kohë sfidon çdo prodhues tjetër Android me të paktën 2 vite avantazh. Vetëm Fairphone ofron më shumë se 10 vite përditësime.

Ka një rëndësi të madhe sepse do të ruante vlerën e rishitjes së telefonit në tregjet të dorës së dytë dhe të tretë ndërsa shpresat janë që edhe prodhuesit e tjerë do të inkurajohen për të adoptuar strategji të ngjashme përditësimesh softueri.

AI gjeneruese kudo

Google i është bashkuar treni të shumë përfolur të AI gjeneruese duke shtuar pjesëza në mozaikun e madh të inteligjencës artificiale. Jo vetëm që ka pajisur harduerët e saj me elementë të AI, por premton akoma më shumë me përfshirjen e Bard.

Aktualisht disa funksionalitete janë vetëm për përdoruesit Amerikanë, siç është aftësia për të krijuar një përmbledhje të përmbajtjeve të një uebsajti apo artikulli. Në një rast tjetër mund të gjenerojë një sfond apo edhe të lexojë artikujt për ju.

Asistenti është përmirësuar ndjeshëm në të kuptuarit të ritmit të të folurës natyre siç janë zgjatimet “ëëë” në mënyrë që përdoruesit të mos nxitojë në shqiptimin e asaj çfarë ka në mendje.

Edhe më shumë AI në Google Photos

Inteligjenca artificiale gjeneruese vijon të pushtojë aplikacionin Google Photos. Opsioni “Magic Eraser” që u bë i famshëm me Pixel 7 Pro falë fuqive AI të çipit Tensor G2, tashmë është dërguar në një nivel tjetër dhe quhet “Magic Editor.

Mund të përzgjidhni persona dhe objekte për tu ndryshuar madhësinë apo edhe ti zhvendosni plotësisht në foto. Mund të zëvendësoni qiellin, të ndryshoni drejtimin e dritës apo të gjeneroni pjesëza imazhi përmes inteligjencës artificiale.

Prodhohen katërt opsione të ndryshme dhe mund të përzgjidhni më të mirë prej tyre. Është një funksionalitet eksperimental dhe merr deri në 30 sekonda për të gjeneruar dhe kur funksionon siç duhet prodhon magji.

Best Take është një funksionalitet tjetër për telefonët Pixel që prodhon një foto në grup ku të gjithë personat janë kapur në momentin më të mirë të tyre. Kjo realizohet duke marrë fytyrat nga disa foto të shumëfishta që bëhen në sfond dhe më pas kombinohen në një foto të vetme.

Funksionon me shumicën e fotove në grup që keni në Google Photos dhe jo vetëm me fotot e reja që bëni me Pixel 8 Pro tani e tutje. Për këtë që ka dëshiruar një foto të bukur me fëmijë të cilët nuk e kanë kokën në drejtimin tjetër, Best Take është ajo çfarë keni pasur nevojë.

Së fundi, Audio Magic Eraser është një funksionalitet që analizon videot dhe ndan zërin në kanale të ndryshme ku mund të zbrisni volumin në mënyrë të pavarur për të eliminuar për shembull zhurmat në rrugë apo në një aeroport.

Google premton më shumë funksionalitetet gjeneruese AI përmes përditësimeve të ardhshme përfshirë teknologjinë për të zgjeruar disa imazhe apo eliminuar mjegullimin në foto ekzistuese.

Kamera

Telefonët Pixel të Google janë shquar për disa prej kamerave më të mira vendosur në një smartfon dhe Pixel 8 Pro nuk përbën përjashtim. Hardueri është përmirësuar me sensorë më të mëdhenj, të kapin më shumë dritë sesa kamerat e paraardhësve dhe përmirësojnë cilësinë në dritë të paktë ose reduktojnë mjegullimin e imazhit për objekte në lëvizje.

Kamera ultra-wide është ajo që ka pësuar ndryshimin më të madh. Kamera kryesore vijon të shkrepë imazhe të cilësisë së lartë, por edhe ajo telefoto me zmadhimin optik 5X.

Njëlloj si Pixel 7 Pro i vitit të kaluar, kamera e Pixel 8 Pro aplikon zmadhim optik 2x në sensorin kryesore dhe 10x në sensorin telefoto.

Pixel 8 Pro ka kontrolle të plota manuale për herë të parë duke ju dhënë mundësi fotografëve të realizojnë imazhe të plota 50-megapiksel në formatin RAW, të ndryshojnë shpejtësinë e shkrepjes, ISO-në dhe fokusin.

Qëndrueshmëria

Google nuk ofron informacion rreth jetëgjatësisë së pritshme të baterinë, por ajo duhet të zgjasë më shumë se 500 cikle të plota të karikimit me të paktën 80% të kapacitetit të saj origjinal.

Telefoni është i riparueshëm nga Google dhe dyqanet e palëve të treta, me pjesë këmbimi origjinale që do të ofrohen së shpejti nga iFixit. Zëvendësimet e ekranit jashtë garancisë nga Google kushtojnë 150 euro dhe 60 euro për bateritë.

Pixel 8 Pro ka në përbërje të paktën 18% materiale të ricikluara, si aluminin e ricikluar, plastikën dhe kallajin. Google do të riciklojë pajisjet e vjetra pa pagesë.

Çmimi

Google Pixel 8 Pro kushton 999 dollarë në SHBA dhe 1099 euro në Europë. Pixel 8 kushton 799 euro, Galaxy S23 Ultra 1400 euro dhe iPhone 15 Pro Max 1350 euro.

Verdikti

Pixel 8 Pro mund të mos jetë ai telefoni i segmentit super të lartë si rivalët, por ofron më tepër vlerë për paratë që shpenzoni krahasuar me rivalët.

Ekrani, trupi, performanca, jetëgjatësia e baterisë janë të gjithë premtuese. Pixel ka një pamje dalluese nga konkurrenca gjithashtu. Ka një sistem të shkëlqyer kamerash dhe funksionalitete të shumta fuqizuar nga inteligjenca artificiale.

Telefoni premton akoma më shumë teknologji AI në të ardhmen, një temë tashmë e harduerëve të Google.

Padyshim lajmi i madh është 7 vite përditësime softueri dhe sigurie duke rivalizuar në industri edhe liderin Apple. Është një hap i madh në drejtimin e duhur.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro

96,990 L129,990 L
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max

114,990 L159,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L85,990 L