Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

POCO M3 është telefoni buxhetor më i mirë që mund të blini

POCO M3 ka një procesor Snapdragon 662 dhe 4GB RAM. Nuk ka ndonjë performancë të lartë por është e arsyeshme për çmimin që ka.

POCO M3 është telefoni buxhetor më i mirë që mund të blini

Marka buxhetore në pronësi të Xiaomi POCO M3 prezantoi një telefon të ri në një transmetim live në YouTube i cili ofron një çmim impresionues për ata që janë në buxhet.

Dy gjëra janë që e diferencojnë POCO M3, kamera dhe bateria. Së pari bateria është 6,000 mAh dhe ka teknologjinë e karikimit wireless 18W e cila nuk është më e shpejta por mbase mund të mbani një bateri të jashtme me vete.

Së dyti është kamera e trefishtë e pasme shumë e mirë për një model buxhetor me një hapje f/2.4 e cila është e shkëlqyer. Sistemi i kamerave përmban një kamër macro 2-megapiksel dhe një sensor thellësie për portretet 2-megapiksel. Kamera frontale ka një rezolucion prej 8-megapiksel.

Ekrani gjithashtu është i madh prej 6.54-inç Full HD+ dhe krahasuar me modelet buxhetore është mbi mesataren. Kompania nuk foli për frekuencën e rifreskimit por me siguri është e ulët duke qenë se kemi të bëjmë me një telefon të lirë.

POCO M3 ka një procesor Snapdragon 662 dhe 4GB RAM. Nuk ka ndonjë performancë të lartë por është e arsyeshme për çmimin që ka. Gjithashtu në brendësi fuqizojnë grafikat Adreno 610.

Telefoni do të shitet në Evropë nga datat 27 Nëntor. Modeli 64GB kushton 150 dollarë, modeli 128GB kushton 169 dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: