Specifikisht problemi konsiston në rastin kur përdoruesit tërheqin nga poshtë lart kur telefoni është i kyçur për tu qasur në të ose kur shtypin butonët e dritës apo kamerës.
Një numër i konsiderueshëm përdoruesish të iPhone 12 mini kanë raportuar probleme me prekjen gjatë kohës që telefoni është i kyçur.
MacRumors raporton se dhjetëra postime janë bërë në forume e deri në rrjetin social Reddit ku përdoruesit raportojnë probleme të ngjashme.
Specifikisht problemi konsiston në rastin kur përdoruesit tërheqin nga poshtë lart kur telefoni është i kyçur për tu qasur në të ose kur shtypin butonët e dritës apo kamerës.
Ekrani thjeshtë nuk i njeh komandat me disa gishta e me disa të tjerë po. Disa përdorues spekulojnë se mungesa e përgjigjes nga ekranit nuk shfaqet kur telefoni është i vendosur në karikim ose gjatë prekjes së kornizës së jashtme të telefoni në rastin kur nuk ka një këllëf.
Ende nuk ka konsensus çfarë po e shkakton problemin nëse ka të bëjë me harduerin apo softuerin, megjithatë shpresat janë që është ky i fundit në mënyrë që të zgjidhet sa më parë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë