Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Prodhuesi më i madh në botë i çipeve për smartfonët është një emër i ri

Shifra pozitive vinë për shkak të performancës së lartë në segmentin e smartfonëve 100-250 dollarë dhe rritja në tregje si India, Amerika Latine dhe Kina.

Prodhuesi më i madh në botë i çipeve për smartfonët është një emër i ri

Sipas një raporti të ri nga firma kërkimore Counterpoint, MediaTek ka parakaluar prodhuesin Amerikan të çipeve për smartfonët Qualcomm për tu bërë numri 1 në botë.

Ndërsa Qualcomm ruajti titullin si prodhuesi më i madh i çipeve me teknologjinë 5G, të dhënat e Counterpoint tregojnë se 100 milionë smartfonë me çipe MediaTek janë shitur në tre mujorin e tretë të 2020-ës, një rritje me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Të ardhurat janë një histori tjetër sepse u rritën me 50% krahasuar me të njëjtën periudhë. Shifra pozitive vinë për shkak të performancës së lartë në segmentin e smartfonëve 100-250 dollarë dhe rritja në tregje si India, Amerika Latine dhe Kina.

Si rezultat MediaTek zë 31% të tregut ndjekur nga Qualcomm me 29% të tregut. Kompania ka filluar të hyjë edhe në tregun Amerikan me modelin MediaTek Dimensity 1000 duke rivalizuar Qualcomm Snapdragon 765.

Edhe pse kërkesa për teknologjinë 5G nuk shfaq shenja ngadalësimi, shumë vende në zhvillim nuk do të mund të adoptojnë teknologjinë po aq shpejt sa vendet e zhvilluara. Është pikërisht këtu ku MediaTek po arrin sukses.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: