Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Rripi i fitnesit i Samsung dallohet për jetëgjatësinë e baterisë

Samsung thotë se në kushte normale bateria e tij jeton për 15 ditë me një karikim të vetëm. Me një konfigurim specifik, dhe kjo sasi shkon në 21 ditë.

Kur bëhet fjalë për rripa fitnesi, konsumatorët janë të zhytur në opsione zgjedhjeje. Mes Fitbit, Garmin dhe Amazon, ka mjaftueshëm opsione edhe për konsumatorin më selektiv.

Megjithatë opsionet e shumta, e bëjnë të vështirë zgjedhjen për konsumatorin dhe diferencimin e produktit për prodhuesin.

Galaxy Fit i Samsung është shembull i asaj që thamë më lartë. Bën çdo gjë që duhet, por jo që të dallohet nga të tjerët aq sa tu joshë që ta blini.

I prezantuar në IFA në Berlin, tipari dallues është jetëgjatësia e baterisë. Samsung thotë se në kushte normale bateria e tij jeton për 15 ditë me një karikim të vetëm. Me një konfigurim specifik, dhe kjo sasi shkon në 21 ditë.

Nga gjenerata e parë maksimumi që mund të merrni është 7 ditë. Galaxy Fit 2 mund të gjurmojë hapat, ritmin e zemrës, gjumin e madje tu japë një vlerësim të jetës suaj sesa e shëndetshëm është ajo.

Samsung thotë se mund ta përshtatni me 70 fytyra të ndryshme. Kompania nuk tregoi çmimin, por gjenerata e parë kushtonte 100 dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: