Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Samsung konfirmon, nuk do të ketë një Galaxy S11

Me Galaxy S10 dhe S10 Plus Samsung ka zbutur disi anët e lakuara të ekranit dhe me Galaxy S20 sipas XDA telefoni duket i rrafshët në duar.

Samsung ka vendosur të mos prezantojë Galaxy S11. Në vend të tij kompania Koreane do të kalojë në Galaxy S20. Spekulimet rreth ndryshimit të emrit erdhën në javët e fundit ndërsa forumi XDA Developers publikoi fotot e para të Galaxy S20 Plus.

Është ekrani i ndezjes së smartfonit që konfirmon emrin e ri. Gjithashtu fotoja konfirmon kamerën e re selfie të flagshipit të Samsung që ka adoptuar një qasje të ngjashme me Note 10 ku sensori është vendosur në mes të ekranit.

Me Galaxy S10 dhe S10 Plus Samsung ka zbutur disi anët e lakuara të ekranit dhe me Galaxy S20 sipas XDA telefoni duke i rrafshët në duar.

Në pjesën e pasme është sistemi i kamerave i cili sipas raportimeve përbëhet nga, një lente e zakonshme me kënd të gjerë, një portret super të gjerë, një lente macro dhe një telefoto.

Samsung do të prezantojë tërë linjën e Galaxy S20 në aktivitetin Unpacked më 11 Shkurt në madhësi të ndryshme ekrani dhe me konektivitet 5G. Së fundi telefoni i ardhshëm me palosje i kompanisë, quajtur Galaxy Bloomb pritet të debutojë së bashku me Galaxy S20. /PCWorld Albanian

Copyright: © PCWorld Albania