Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Seritë Galaxy Note 10 marrin përditësimin One UI 3.1

Risi në këtë version është edhe Private Share. Sipas shënimeve të përditësimit është përmirësuar performanca e kamerës.

Seritë Galaxy Note 10 marrin përditësimin One UI 3.1

Samsung lançoi One UI 3.1 në Janar gjatë prezantimit të Galaxy S21. Pjesa më e madhe e flagshipëve po kalojnë në versionin e ri dhe tani ka ardhur momenti i Galaxy Note 10 Series.

Një përditësim për Galaxy Note 10 dhe Note 10+ është dërguar për telefonët në Gjermani dhe së shpejti do të ofrohet edhe për vende të tjera Evropiane nëse nuk zbulohen probleme madhore.

Përditësimi ka një numër model N97xFXXU6FUBD me kapacitet pak përmbi 1GB. Së bashku me përditësimin e Marsit 2021 të sigurisë, versioni i ri sjell Eye Comfort Shield që më parë quhet Blue Light Filter dhe reduktonte dritën blu shumë të dëmshme për sytë.

Risi në këtë version është edhe Private Share. Sipas shënimeve të përditësimit është përmirësuar performanca e kamerës.

Seritë Note 10 morën përditësimin Android 11 One UI 3.0 në Dhjetor 2020. Nëse ende se keni marrë mjafton të shkoni në Settings » System dhe klikuar Download and install.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: