Për memorien RAM Google ka zhvilluar një opsion që quhet Segment Heap.
Google Chrome është shfletuesi më i përdorur në botë por kjo nuk do të thotë se është më i miri. Për fatin e mirë Google është duke punuar me disa përditësime të Chrome të cilat duhet ta përmirësojnë shfletuesin në Windows 10.
Sipas një raporti të fundit nga Windows Latest, Google po punon për të adresuar dy problemet madhore të shfletuesit: konsumi i lartë i memories RAM dhe tendenca për të dështuar në Windows 10.
Për memorien RAM Google ka zhvilluar një opsion që quhet Segment Heap. Në të vërtetë Microsoft ishte i pari që e solli këtë veçori për shfletuesin Edge në Windows 10.
Si rezultat Chrome duhet të menaxhojë memorien RAM më mirë duke mos e rënduar tej mase. Në lidhje me problemet që cënojnë stabilitetin e shfletuesit, Google do të përdorë funksionin e termiminit të programe të Windows 10.
Programet me këtë funksion fiken në mënyrë të sigurtë. Tendenca e Chrome për të gllabëruar sasi të mëdha të memories RAM nuk është diçka e re për përdoruesit e Windows 10.
Lajmi i mirë është se Google dhe Microsoft po bashkëpunojnë për ta përmirësuar eksperiencën e shfletuesit kjo falë hyrjes së gjigantit të Windows në kodin burimor të Chromium ku bazohen Chrome dhe Microsoft Edge.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë