Mozilla paralajmëron se duke qenë në fazë eksperimentale, mund të ndikojnë negativisht në performancën e shfletuesit.
Mozilla po punon në një ridizajnim madhor të shfletuesit desktop Firefox. Por përpara produktit final që do të shkojë tek konsumatorët diku nga mesi i muajit Maj, tashmë kemi një pamje paraprake të mënyrës sesi do të duket shfletuesi.
Me emrin e koduar “Proton”, ridizajnimi i Firefox ishte paralajmëruar nga Microsoft në fillim të Janarit. Tani kompania ka krijuar disa mockupe të cilat zbulojnë ndryshime e dukeshme vizuale të Firefox me versionin 90.
Mozilla ka planifikuar ndryshimin e disa elementëve UI si fusha e adresës, toolbar, tabet, menunë hamburger dhe shiritat e informacionit. Përdoruesit do të mund të zgjedhin temën e tyre të preferuar, një sfond por edhe opsionet e sajteve më popullore dhe rekomandimet e Pocket.
Menuja hambuger do të ndryshojë duke zënë më pak hapësirë. Aktualisht nëse e hapni mbi 20 opsione prezantohen por tani e tutje do të tregojë vetëm opsionet që përdorni më tepër.
Së fundi janë tabet me skaje të rrumbullakëta të cilat rafinojnë më tepër pamjen e shfletuesit. Versioni aktual përdor tabe me skaje të mprehta. Disa prej këtyre opsioneve mund ti provoni duke shkuar në “about:config” nga fusha e adresës, kërkuar “proton” dhe aktivizuar në “true” opsionin browser.proton.enabled.
Mozilla paralajmëron se duke qenë në fazë eksperimentale, mund të ndikojnë negativisht në performancën e shfletuesit
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë