Ndërprerja preku SHBA, Gjermaninë, Indinë, Britaninë, Japoninë veçanërisht. Shërbimit ju deshën 3 orë për tu rikthyer.
Slack, shërbimi i komunikimit përdorur nga miliona njerëz për punë dhe shkollë, pësoi një ndërprerje globale ditën e hënë.
Shërbimi pësoi ndërprerjen në ditën e parë kur të gjithë po kthehen në punë dhe shkollë nga sezoni i pushimeve të fundvitit dhe tregon sesa të rëndësishme janë bërë shërbimet online për njerëzit.
Ndërprerja preku SHBA, Gjermaninë, Indinë, Britaninë, Japoninë veçanërisht. Shërbimit ju deshën 3 orë për tu rikthyer.
Slack u krijua në 2013-ën dhe me shpejtësi u shndërruar në një mjet jetik për hapësirat e punës. Kompania doli publikisht në 2019-ën me një vlerë tregu prej 19.5 miliardë dollarë.
Gjatë këtij viti platforma raportoi 12 milionë përdorues ndërsa vlera e tregut sot është 24 miliardë dollarë. Aktualisht është në proces shitjeje tek Salesforce.com për 27.7 miliardë dollarë, një përpjekje për të konkurruar Microsoft në këtë hapësirë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë