Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Smartphone-t dhe aplikacionet esencial, për një verë sa më argëtuese

Për më tepër, me blerjen e Galaxy A34 ose A54, do të përfitoni memorien 100 GB në Microsoft 365 Basic“OneDrive cloud” për 6 muaj, me të cilin do të mund t’i mbani të sigurta të gjitha të dhënat dhe fotot tuaja.  Oferta është e disponueshme në periudhën ndërmjet 31.3.2023. dhe 31.12.2023. 

Smartphone-t dhe aplikacionet esencial, për një verë sa më argëtuese

Photo Source: Samsung

Udhëtimet, shëtitjet buzë detit apo aktivitet në natyrë janë në listën e planeve të secilit prej nesh gjatë verës, sepse kjo stinë është mjaft dinamike, plot me eksplorime dhe momente fantastike. Ditët me diell do t’ju nxisin dëshirën të shkrepni fotografi edhe të jeni aktiv duke ndarë copëza të bukura nga dita juaj në rrjetet sociale.

Gjithashtu, me verën vijnë dhe inovacione të ndryshme teknologjike, një faktor mjaft i rëndësishëm në ditët e sotme. Për këtë, falë kamerave, dizajnit, performancës së fuqishme si dhe shumë opsioneve të tjera të shkëlqyera, seria e re Samsung Galaxy A kombinon gjithçka që duam nga smartphone-i ynë . Ne do ju tregojmë se si pajisjet Galaxy A54 5G dhe Galaxy A34 5G dhe disa aplikacione esenciale mund të jenë shoqëruesit ideal për një verë plot argëtim dhe aventurë.

Galaxy Enhance-X, për foto sa më të qarta

Të gjithë e dimë se me sa shumë rëndësi kanë fotot gjatë verës në rrjetet sociale, ku në fokus janë aktiviteteve zbavitëse. Kjo bëhet më e lehtë me smartphone-t s serisë Samsung Galaxy A: Galaxy A54 5G dhe Galaxy A34 5G.

Galaxy A 54 ka një lente kryesore 50MP OIS së bashku me një lente ultra të gjerë 12MP, ndërsa A34 vjen me një lente kryesore 48MP OIS dhe një lente ultra të gjerë 8MP. Të dy modelet vijnë gjithashtu të pajisura me një lente makro 5MP.

Gjithashtu, me ndihmën e e aplikacionit Galaxy Enhance-X, ju e keni mjaftë të lehtë të editoni fotografitë nëpërmjet AI të inkorporuar, e cila analizon imazhet tuaja dhe i përmirëson ato, duke i kthyer ato në një cilësi edhe më të lartë.

Bëhuni viral me ndihmën e Samsung Video Editor

Opsioni i Samsung Video Editor, u ofron përdoruesve të pajisjeve Galaxy mundësinë për të bërë ndryshime mjaft lehtë në videot e tyre.

Për më tepër, smartphone-t  Galaxy A54 5G dhe Galaxy A34 5G ofrojnë stabilizim të përmirësuar optik të imazhit me një OIS 1,6x më të gjerë dhe stabilizim video (VDIS) deri në katër herë më të mirë krahasuar me telefonat e gjeneratës së mëparshme. Përdoruesit tani mund të realizoni video të qarta në dritë të ulët me ‘100% All Pixel Auto Focus’ që gjen shpejt fokusin në kushtet e dritës së ulët. Galaxy A54 5G dhe Galaxy A34 5G vijnë me Auto Framing, një veçori që rregullon automatikisht këndin e shikimit dhe zmadhon deri në pesë herë gjatë regjistrimit të videos, duke siguruar video të qëndrueshme dhe të qarta çdo herë.

Experimentoni me Snapseed

Sot, smartphone-t janë shumë më tepër sesa një pajisje komunikimi. Madje, për ata që duan të ndajnë në kohë reale çdo ndodhi apo moment nga dita e tyre, duke qenë në këtë mënyrë aktiv me audiencën, aplikacioni Snapseed nuk duhet të mungojë në smartphone-n  e tyre. Snapseed, ju jep mundësinë jo vetëm të editoni lehtësisht fotot dhe videot, por edhe të eksperimentoni me shumëllojshmërinë e filtrave që ofron, duke ju dhënë mundësinë të ndjeheni unik në postimet tuaja.

Gjithashtu, smatphone-t Galaxy A34 5G ose Galaxy A54 5G falë modalitetit Photo Remaster arrijnë të zvogëlojnë turbullim në fotot tuaja, duke rritur kështu rezolucionin e tyre. Në këtë mënyrë cilësia e lartë e fotove apo videove tuaja do të jetë më e lehtë për tu edituar, duke ruajtur kualitetin.

Për më tepër, me blerjen e Galaxy A34 ose A54, do të përfitoni memorien 100 GB në Microsoft 365 Basic“OneDrive cloud” për 6 muaj, me të cilin do të mund t’i mbani të sigurta të gjitha të dhënat dhe fotot tuaja.  Oferta është e disponueshme në periudhën ndërmjet 31.3.2023. dhe 31.12.2023. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Samsung Galaxy A34

21,490 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy A54

26,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L81,990 L
 

Samsung Galaxy S21 Ultra 5G

32,990 L34,990 L