TechPoint tashmë pjesë e “Shpresa AL”

TechPoint tashmë pjesë e “Shpresa AL”

Shpresa AL është një kompani gjerësisht e integruar në tregun shqiptar të informatikës që prej vitit 2003, duke ofruar produkte dhe shërbime cilësore për të gjithë Shqiptarët. Por, nuk mbaron këtu…

Sot jemi të lumtur t’ju bëjmë me dije se një tjetër kompani e mirënjohur në tregun shqiptar i është bashkuar familjes së madhe të Shpresa AL. Bëhet fjalë për kompaninë “TechPoint”.

Techpoint operon prej disa vitesh në treg duke u ofruar klientave një gamë të madhe produktesh, kryesisht të përdorur. Disa nga kategoritë e produkteve që do të gjeni pranë “Techpoint” janë: kompjuter workstation, laptop, iMac, printera, monitor etj.

Ndërkohë ne nuk ju ofrojmë vetëm mundësinë e të blerit produktin, por gjithashtu ju ofrojmë dhe asistencë teknike për çdo pyetje apo problem që mund të keni.


Stafi TechPoint është i specializuar dhe i gatshëm për t’ju ndihmuar.
Së bashku më të fortë!

Vizitoni Website e Tech Point duke klikuar KËTU.