Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Telefonët e vjetër Android do të humbasin aksesin në disa uebsajte

Let’s Encrypt tha se 33.8% e përdoruesve të Android në Google Play kanë versionet më të vjetra se 7.1.

Së shpejti do të duhet të ndërroni telefon Android nëse dëshironi të vizitoni pjesën më të madhe të uebfaqeve.

Sipas Android Police, autoriteti i certifikatave të sigurisë SSL për uebsajtet Let’s Encrypt paralajmëroi se telefonët me Android 7.1.1 Nougat nuk do të hapin dot uebsajtet me certifikatën e saj duke filluar që nga 2021.

Vizitorët hapin uebsajtet por jo të sigurta me HTTPS.

Organizata do të ndalojë mbështetjen për certifikatën më 11 Janar 2021. Një zgjidhje e përkohshme është përdorimi i Firefox duke qenë se Mozilla është partneri kryesor i Let’s Encrypt dhe përdor dyqanin e vet të certifikatës.

Është krejtësisht e zakonshme që zhvilluesit të ndalojnë mbështetjen për sisteme te vjetra operative. Let’s Encrypt tha se 33.8% e përdoruesve të Android në Google Play kanë versionet më të vjetra se 7.1.

Nëse keni blerë një telefon në 2016-ën ose 2017-ën, mund të humbisni akses në disa uebsajte. Megjithatë sistuata me versionet Android po përmirësohet. Samsung është përkushtuar ndaj tre viteve përditësime madhore për Android.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: