Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Telegram lançon historitë vetëm për përdoruesit me pagesë

Telegram Stories janë të ngjashme me ekuivalentin në Facebook Messenger ku shfaqen në formën rrathëve në krye të listës së bisedave.

Telegram lançon historitë vetëm për përdoruesit me pagesë

Funksionaliteti i ri i historive të Telegram ka mbërritur siç ishte premtuar kohë më parë por është i disponueshëm vetëm për përdoruesit me pagesë në planin Premium.

Muajin e kaluar CEO Pavel Durov zbuloi funksionalitetin në ardhje i cili ofron më shumë kontroll krahasuar me historitë në aplikacione të tjera ku mund të zgjidhni se kush i sheh ato dhe sa zgjasin përpara se të vetëfshihen.

Shumica e përdoruesve në Twitter raportuan se kanë parë funksionalitetin e ri.

Telegram Stories janë të ngjashme me ekuivalentin në Facebook Messenger ku shfaqen në formën rrathëve në krye të listës së bisedave.

Përdoruesit mund të zgjedhin ti bëjnë publike së bashku me opsione të tjera si: vetëm kontaktet, një listë kontaktesh ose vetëm miqtë e afërt.

Mund të shtojnë lidhje dhe tekst si dhe të etiketojnë të tjerët gjithashtu. Përdoruesit mund të ndajnë foto dhe video të kapura nga kamera ballore dhe ajo e pasme në të njëjtën kohë siç ndodh në BeReal.

Të gjithë mund ti shohin historitë dhe përdoruesit mund të reagojnë ose replikojnë. Megjithatë duhet të jeni një përdorues i Telegram Premium që të postoni një të tillë.

Ky shërbim kushton 4.99 dollarë në muaj dhe ofron ngarkime deri në 4GB.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L89,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L