Videot nga TikTok dhe Instagram do të shfaqen në rezultatet e kërkimit të Google.
Google ka nisur testimin e një funksioni të ri i cili do të lidhë akoma më tepër përdoruesit me shfletuesin. Videot nga TikTok dhe Instagram do të shfaqen në rezultatet e kërkimit të Google.
Konkretisht është një karosel i dedikuar për videot e dy rrjeteve sociale. Funksioni u zbulua nga një specialist i SEO i cili vuri re se videot e Instagram dhe TikTok shfaqeshin si miniatura në krye të rezultateve të kërkimit.
I am seeing "Short Videos" carousel on mobile. But not for every query. It's rare I guess.
— Saad AK (@SaadAlikhan1994) November 2, 2020
Query was: Biryani
Sending to @rustybrick SIR.
CC: @Suzzicks MAM. pic.twitter.com/3Wf0FnPuxg
Në fund të klipit mund të shikoni se nga vjen videoja, TikTok apo Instagram. Prej kohësh Google nisi testimin e videove me metrazh të shkurtër në Google Discover dhe funksioni i fundit është një zgjerim i këtij testimi.
Videot e shkurtra të Discover merreshin nga Trell, Tangi dhe YouTube. Trell është versioni Indian i TikTok ndërsa Tangi ai i Google.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë