Një testim ka nisur nga kompania për të mbështetur përdorimin e WhatsApp në disa pajisje njëherazi dhe pa pasur nevojë për telefonin që të jetë në punë.
Deri më sot përdorimi i WhatsApp në desktop kërkonte që telefoni të ishte i ndezur, në punë dhe i lidhur me internetin.
Megjithatë një testim ka nisur nga kompania për të mbështetur përdorimin e WhatsApp në disa pajisje njëherazi dhe pa pasur nevojë për telefonin që të jetë në punë.
Situata ka qenë e tillë gjer më sot për shkak të mënyrën sesi WhatsApp menaxhon enkriptimin fundor E2EE. Nga sot WhatsApp do të ftojë përdoruesit të testojnë me përdorimin e WhatsApp me deri në katër pajisje njëherazi.
Edhe pse është kërkuar prej kohësh nga përdoruesit, përdorimi i WhatsApp nga disa pajisje njëherazi mori shumë kohë. Tashmë ka ndërtuar një sistem që ruan enkriptimin fundor krahas mbështetjes “multi-device.”
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë