Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Zoom do të konkurrojë Microsoft dhe Google me një shërbim e-mail

Kompania është duke punuar me një produkt e-mail që raporti thotë se do të nisë testimet me përdoruesit e parë vitin e ardhshëm.

Zoom do të konkurrojë Microsoft dhe Google me një shërbim e-mail

Platforma e video konferencave Zoom ka pasur një vit të madh me vlerën e aksioneve që u rrit me 500% për shkak të punës nga shtëpia nga pandemia e Covid-19.

Por kompania tani po shikon të zgjerojë aktivitetin e saj përtej video konferencave dhe shërbimi i e-mail-it dhe kalendarit janë objektivi kryesor i Zoom sipas një raporti të The Information.

Kompania është duke punuar me një produkt e-mail që raporti thotë se do të nisë testimet me përdoruesit e parë vitin e ardhshëm. Aplikacioni i kalendarit duket larg dhe nuk dihet nëse zhvillimi i tij ka nisur.

Të dy idetë janë mundësi e artë eksplorimi nga zoom sidomos nëse kompanitë do të fillojnë rikthimin e punonjësve nëpër zyra me vaksinën e Covid-19 që po përhapet në mbarë botën.

Shumica e konkurrentëve të Zoom i frojnë këto shërbime siç është suita Office 365 e Microsoft apo Workspace e Google. Të dy kanë shërbime si e-mail, kalendar krahas produktit të video konferencave.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: