Mbërritja formale e aplikacionit në desktopët dhe laptopët Apple do të thotë se përdoruesit mund tu bashkohen thirrjeve në grup nga Mac e tyre për herë të parë.
Photo Source: Meta
Disa muaj pasi lançoi klientin desktop të Windows, përdoruesit e Mac të WhatsApp do ti bashkohen festës me aplikacionin e tyre të dedikuar.
Mbërritja formale e aplikacionit në desktopët dhe laptopët Apple do të thotë se përdoruesit mund tu bashkohen thirrjeve në grup nga Mac e tyre për herë të parë.
WhatsApp për Mac ofron mbështetje për deri në 8 persona në video thirrje dhe 32 persona në thirrje zanore. përdoruesit mund ti bashkohen një thirrjeje edhe nëse ka filluar më parë, të shohin historikun e thirrjeve dhe të marrin njoftime edhe nëse nuk e kanë të hapur aplikacionin WhatsApp.
Gjithashtu përdoruesit mund të dërgojnë dokumente, foto, video thjeshtë duke i tërhequr nga desktopi dhe hedhur në bisedë.
Ekipi i WhatsApp ka punuar për tu siguruar se shërbimi mbështet enkriptimin fundor E2EE dhe Mac e përfshin për thirrjet dhe bisedat. Aplikacioni është i disponueshëm nga uebsajti i WhatsApp dhe së shpejti do të vijë në Mac App Store.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë