Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Bëhet zyrtare data e debutimit të modeleve iPhone 15

Mbarë linja iPhone 15 pritet të largojë “notch” e famshëm që debutoi më iPhone X për të filluar përdorimin e Ishullit Dinamik (Dynamic Island) që debutoi vitin e kaluar në iPhone 14 Pro dhe Pro Max.

Bëhet zyrtare data e debutimit të modeleve iPhone 15

Apple ka vendosur një datë për evenimentin vjetor të Shtatorit ku do të zbulojë linjën e re të iPhone 15 si dhe pajisje të tjera.

Më 12 Shtator në 19:00 me orën tonë lokale Apple do të mbajë evenimentin të cilin e quan Wonderlust dhe do të mund ta ndjekim live në apple.com.

Mbarë linja iPhone 15 pritet të largojë “notch” e famshëm që debutoi më iPhone X për të filluar përdorimin e Ishullit Dinamik (Dynamic Island) që debutoi vitin e kaluar në iPhone 14 Pro dhe Pro Max.

Modelet Pro do të kenë disa specifika që i dallojnë nga variantet me kosto më të ulët siç është teknologjia Wi-Fi 6E. Sipas raportimeve iPhone 15 Pro dhe Pro Max do të kenë korniza më të holla ekrani dhe një kornizë telefoni prej titani.

Mbi të gjitha Apple do të hedhë hapin e parë drejt USB-C ndërsa kompanisë nuk i ka ngelur zgjidhje tjetër. Bashkimi Evropian e bëri të detyrueshëm që çdo telefon apo tablet i shitur në Evropë të ketë portën e re të karikimit USB-C.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L69,990 L
 

Apple iPhone 13 Pro

49,990 L54,990 L
 

Apple iPhone 13

39,990 L44,990 L