Monedhë

Kategoritë

8 muaj më parë

Opera integron Gemini në shfletuesin e saj AI

Sipas Opera, motori i saj Composer AI mund të kuptojë qëllimin e përdoruesit bazuar në pyetjen që bëjnë dhe më pas të vendosë cilin model AI të përdorë për një detyrë specifike.

Opera integron Gemini në shfletuesin e saj AI

Përdoruesit e Opera mund të mbështeten në funksionalitetet AI të modelit GPT të OpenAI ku përdorin asistentin e integruar Aria në shfletuesin e kompanisë, por tani Opera tha se Aria do të integrojë edhe modelet Gemini të Google.

Sipas Opera, motori i saj Composer AI mund të kuptojë qëllimin e përdoruesit bazuar në pyetjen që bëjnë dhe më pas të vendosë cilin model AI të përdorë për një detyrë specifike.

Google tha se Gemini është modeli i saj AI më i fuqishëm kur e prezantoi vitin e kaluar. Që atëherë kompania integruar funksionalitetet e Gemini në produktet e saj e madje edhe në sistemin operativ Android.

Tashmë bashkëpunimi mes Opera dhe Gemini do të sjellë funksionalitete të reja eksperimentale AI. Nëse gjërat shkojnë siç duhet gjatë testimit, Opera mund të lançojë veçoritë AI bazuar në modelin e Google për të gjithë përdoruesit.

Copyright: © PCWorld Albania