Sipas disa burimeve, pavarësisht ndryshimeve minimale në dizajn, të dy modelet iPhone 16 Pro do të jenë më të mëdhenj këtë vit. iPhone 16 Pro do të jetë 6.3-inç ndërsa iPhone 16 Pro Max do të jetë 6.9-inç, duke u bërë kështu iPhone më i madh lançuar nga Apple.
Modelet e ardhshme iPhone 16 Pro do të kenë kornizën më të hollë të ekranit vendosur ndonjëherë në një smartfon, duke tejkaluar edhe modelet iPhone 15 Pro.
Lajmi vjen nga informatori i industrisë Ice Universe i cili ka një rekord të gjatë me informacione të sakta lidhur me planet e Apple.
Sipas disa burimeve, pavarësisht ndryshimeve minimale në dizajn, të dy modelet iPhone 16 Pro do të jenë më të mëdhenj këtë vit. iPhone 16 Pro do të jetë 6.3-inç ndërsa iPhone 16 Pro Max do të jetë 6.9-inç, duke u bërë kështu iPhone më i madh lançuar nga Apple.
Por Apple ka vendosur të mos mbështetet vetëm tek dimensionet fizike për ta bërë eksperiencën e shikueshmërisë më gjithëpërfshirëse. Sipas Ice Universe, modelet e ardhshme Pro do të kenë kornizën më të hollë në një smartfon, edhe më të hollë sesa Galaxy S24.
Një gjë e tillë mendohet se është arritur falë përdorimit të teknologjisë Border Reduction Scructure (BRS) e cila mundëson një ndërfaqe më kompakte dhe efikase në ekran duke prodhuar kështu korniza më të holla.
Vitin e kaluar Apple reduktoi kornizën e ekranit tek modelet iPhone 15 Pro duke përdorur një tjetër teknologji quajtur “low-injection pressure overmolding, ose LIPO, duke e tkurrur kornizën në vetëm 1.5mm.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë