Në të kaluarën kemi parë kompjuterë personalë bazuar në çipet ARM, por dizajnët janë përmirësuar aq shumë saqë kësaj here po konkurrojnë me Intel dhe AMD.
Lajmi më i madh i evenimentit të Computex ishte sesi çipet e reja Snapdragon po hyjnë me vrull në kompjuterët personalë Windows mbështetur nga lëvizjet e mëdha të Microsoft për integruar asistentin AI Copilot në çdo pajisje.
Në të kaluarën kemi parë kompjuterë personalë bazuar në çipet ARM, por dizajnët janë përmirësuar aq shumë saqë kësaj here po konkurrojnë me Intel dhe AMD.
CEO i Qualcomm mendon se janë aq të mirë sa edhe të dominojnë dhe shumë shpejtë madje.
Cristiano Amon foli me eufori për projektimet e ARM, kompani e cila dizajnon arkitekturën pas çipeve që ndodhen në smartfonë, tabletë dhe shumicën e qarqeve elektronike përfshirë Mac dhe PC.
Ai tha se çipet ARM mund të pushtojnë 50 përqind të tregut të kompjuterëve brenda 5 vitesh. Disa prodhues kompjuterësh po flasin për 40-60 përqind të shitjeve të tyre brenda 3 vitesh tha ai.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë