Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Kompjuterët e parë Windows Copilot+ me çipet ARM Snapdragon X në shitje nga dita e sotme

Të dhëna krahasuese me çipeve të reja të Qualcomm dhe procesorëve AMD e Intel mungojnë. Duke pasur në konsideratë të kaluarën e errët të procesorë ARM në Windows, konsumatorët janë skeptikë.

Kompjuterët e parë Windows Copilot+ me çipet ARM Snapdragon X në shitje nga dita e sotme

Shitjet e kompjuterëve kanë qenë në rënie këtë vit dhe mbërritja e një kategorie të re laptopësh me certifikimin “Copilot+” dhe pajisur me harduerë të fundit të cilët duhet të marrin maksimumin nga mjetet AI të Microsoft supozohej se do ta ringjallnin këtë treg.

Raundi i parë i laptopëve të gjeneratës së re fuqizuar nga çipet revolucionare Snapdragon X të Qualcomm janë më në fund të disponueshëm për tu blerë.

Nëse blini një laptop të ri me certifikimin “Copilot+”, atyre do tu mungojë një veçori që Microsoft e reklamoi aq shumë siç ishte Recall.

Modelet më të spikatura Copilot+ janë padyshim linja e re Surface me një Surface Laptop dhe Surface Pro të rifreskuar. Por gjithashtu këtë certifikim e kanë shumë laptopë me brende të njohura si Dell, HP, Lenovo, Samsung dhe Asus të cilët vinë me çipet Snapdragon X dhe një NPU të integruar e cila ka performancë AI prej 45 TOPS.

Të dhëna krahasuese me çipeve të reja të Qualcomm dhe procesorëve AMD e Intel mungojnë. Duke pasur në konsideratë të kaluarën e errët të procesorë ARM në Windows, konsumatorët janë skeptikë.

Ajo çfarë kemi kuptuar nga të dhënat e publikuara gjer më sot, Snapdragon X Elite, çipi flagship i Qualcomm për kompjuterët Windows, ofron performancë të përafërt me konkurrencën edhe pse emalimi dhe aplikacionet e tjera intensive mbeten një problem nëse ende nuk janë përshtatur për arkitekturat ARM.

Aty ku shkëlqejnë çipet e reja ARM janë efikasiteti dhe konsumi i baterisë ndërsa testimet e para të harduerëve të rinj pritet të hedhin dritë më shumë rreth asaj çfarë këto laptopë premtojnë për të ardhmen.

Copyright: © PCWorld Albania