Lançimi i modeleve Mistral Large 2 vjen një ditë pasi Meta solli modelin e saj më të fundit Llama 3.1 405b. Mistral thotë se Large 2 rrit performancën por edhe koston e modeleve të hapura.
Mistral lançoi ditën e djeshme një model të ri AI flagship quajtur Large 2 dhe sipas kompanisë është në nivelin e modeleve GPT-4 të OpenAI dhe Llama të Meta kur bëhet fjalë për gjenerim kodi, matematikë dhe arsyetim.
Lançimi i modeleve Mistral Large 2 vjen një ditë pasi Meta solli modelin e saj më të fundit Llama 3.1 405b. Mistral thotë se Large 2 rrit performancën por edhe koston e modeleve të hapura.
Sipas kompanisë Large 2 tejkalon Llama 3.1 405B në gjenerim kodi dhe matermatikë dhe e bën këtë vetëm me 1/3 e parametrave: 123 miliardë për të qenë konkret.
Në njoftimin për media, Mistral thotë se prej hapësirave që kanë marrë vëmendje të veçantë gjatë trajnimit të tij ka qenë reduktimi i halucinacioneve.
Startup Parizien së fundi ngriti një investim Series B prej 640 milionë dollarësh udhëhequr nga General Catalyst dhe vlerësuar me 6 miliardë dollarë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë