Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Kompjuterët AI zunë 14 përqind të shitjeve të përgjithshme në tre mujorin e dytë të 2024

Inteligjenca artificiale është një prej faktorëve që po ndikon në rritjen e shitjeve të kompjuterëve personalë. Prodhuesit e PC dhe çipeve kanë mbështetur shpresat e tyre në pajisje të cilat mund të kryejnë procese AI direkt në sistem pa pasur nevojë për infrastrukturën cloud të kompanive.

Kompjuterët AI zunë 14 përqind të shitjeve të përgjithshme në tre mujorin e dytë të 2024

Kompjuterët AI përbënin 14 të shitjeve të të gjithë kompjuterëve personalë në tre mujorin e dytë të vitit ndërsa Apple udhëheq këtë segment sipas firmës kërkimore Canalys.

Inteligjenca artificiale është një prej faktorëve që po ndikon në rritjen e shitjeve të kompjuterëve personalë. Prodhuesit e PC dhe çipeve kanë mbështetur shpresat e tyre në pajisje të cilat mund të kryejnë procese AI direkt në sistem pa pasur nevojë për infrastrukturën cloud të kompanive.

Pajisje të tilla kanë çipe të cilat përmbajnë një njësi neurale përpunimi quajtur shkurtimisht NPU.

Apple komandon rreth 60 përqind të tregut të kompjuterëve AI tha firma kërkimore në një raport duke vënë theksin se modelet Mac të cilët inkorporojnë çipet e serive M me motorë neuralë.

Brenda ekosistemit të Windows, shitjet e kompjuterëve AI u rritën me 127 përqind. Gjiganti i teknologjisë debutoi kompjuterët Copilot+ në Maj dhe bazoheshin në çipin Snapdragon X Elite ose Plus ndërtuar në arkitekturën mobile ARM.

Ndërkaq gjiganti i çipeve Intel shtoi prodhimin e çipeve për kompjuterët AI me shpresën për të përfituar nga ky trend. Prezantimi i kompjuterëve AI ka shtuar kërkesën edhe në segmentin Premium ku modelet Windows kushtojnë të paktën 800 dollarë.

Lenovo tha se shitjet e saj të kompjuterëve AI u rritën me 228 përqind ndërsa zinin 6 përqind të shitjeve të përgjithshme të kompjuterëve Windows në Qershor nga brendi Kinez. Tek HP kompjuterët AI zinin 8 përqind të shitjeve të përgjithshme të kompjuterëve të kompanisë ndërsa tek Dell 7 përqind.

Copyright: © PCWorld Albania