Monedhë

Kategoritë

4 javë më parë

OpenAI dhe Anthropic bashkëpunojnë me qeverinë Amerikane për AI më të sigurtë

Është një marrëveshje e parë në llojin e saj dhe vjen në një kohë kur kompanitë po përballen me kritika nga rregullatorët për përdorimin e sigurte dhe etik të teknologjive AI.

OpenAI dhe Anthropic bashkëpunojnë me qeverinë Amerikane për AI më të sigurtë

Startupet AI si OpenAI dhe Anthropic kanë nënshkruar marrëveshje me qeverinë Amerikane për kërkim, testim dhe vlerësim të modeleve të tyre të inteligjencës artificiale.

Është një marrëveshje e parë në llojin e saj dhe vjen në një kohë kur kompanitë po përballen me kritika nga rregullatorët për përdorimin e sigurte dhe etik të teknologjive AI.

Nën marrëveshjen e re, Instituti Amerikan i Sigurisë AI do të ketë qasje në modelet e reja madhore nga OpenAI the Anthropic përpara debutimit të tyre publik.

Marrëveshja gjithashtu i hap rrugë një kërkimi të përbashkët në vlerësimin e aftësive dhe rreziqeve të secilit prej modeleve AI.

Instituti është pjesë e Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe gjithashtu do të bashkëpunojë me Institutin Britanik të Sigurisë për të ofruar përshtypjet e veta lidhur me sigurinë AI.

“Këto marrëveshje janë vetëm fillimi, por ato janë një moment historik i rëndësishëm pasi ne punojmë për të ndihmuar në administrimin e përgjegjshëm të së ardhmes së AI,” tha Elizabeth Kelly, drejtore e Institutit të Sigurisë së AI në SHBA.

Copyright: © PCWorld Albania