Monedhë

Kategoritë

18 orë më parë

WordPress bllokon WP Engine, e quan kancer

Si rezultat i këtij bllokimi, uebsajtet që përdorin zgjidhjet e WP Engine nuk mund të instalojnë shtesa dhe të përditësojnë temat.

WordPress bllokon WP Engine, e quan kancer

Drama e WordPress mori një drejtim të ri ditën e Mërkure pasi WordPress.org, softueri open-source i hostimit të uebsajteve, dëboi ofruesin e shërbimeve të hostimit WP Engine nga qasja në resurset e saj.

Përmes një postimi në WordPress.org, bashkëkrijuesi dhe CEO i Automattic, Mat Mullenweg, shkruante se për shkak të pretendimeve ligjore të WP Engine, këta të fundit nuk do të kenë qasje në resurset e platformës si temat dhe shtesat.

WP Engine dëshiron të kontrollojë eksperiencën tuaj të WordPress, duan sistemin e tyre të identifikimit, të përditësojnë serverët, direktorinë e shtesave, të temave, të strukturave, të blloqeve, përkthimeve, të fotove, panelin e tyre të punëve, takimeve, konferencave, gjurmuesve të gabimeve, forumeve, Slack, Ping-o-matic. Serverët e tyre nuk mundet të qasen në serverët tonë më,” tha Ai.

Si rezultat i këtij bllokimi, uebsajtet që përdorin zgjidhjet e WP Engine nuk mund të instalojnë shtesa dhe të përditësojnë temat.

Disa zhvillues të WordPress thanë se dëbimi ju bllokon përdoruesve të WP Engine qasjen në përditësimet e sigurisë duke i lënë ato të ekspozuar. WP Engine e pranoi problemin dhe tha se kompania po punon për të gjetur një zgjidhje.

Përplasja mes WordPress dhe WP Engine filloi javën e kaluar pasi Mullenweg kritikoi publikisht kompaninë në një konferencë duke e quajtur një kancer.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 16 Pro Max

174,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 16

109,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max

114,990 L159,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro

96,990 L129,990 L
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 128GB

71,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 256GB

83,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L69,990 L