Në raportin i tij të fundit, Gurman thotë se janë dy versione në zhvillim: një ekran i rangut të ulët që ofron funksionalitete bazike si FaceTime dhe kontrollet Smart Home si dhe një variant me krah robotik që do të kushtojë 1000 dollarë.
Apple planifikon të debutojë një sistem të ri operativ quajtur homeOS së bashku me ekranet inteligjente i pari i të cilëve mbërrin në 2025 sipas Mark Gurman të Bloomberg.
Raportimet të një pajisje të ngjashme me HomePod me një ekran kanë qarkulluar prej mëse një viti dhe Gurman tha këtë Verë se Apple ishte duke punuar në një ekran “tabletop” pajisur me një krah robotik që e rrotullon ekranin për shikueshmëri më të mirë.
Në raportin i tij të fundit, Gurman thotë se janë dy versione në zhvillim: një ekran i rangut të ulët që ofron funksionalitete bazike si FaceTime dhe kontrollet Smart Home si dhe një variant me krah robotik që do të kushtojë 1000 dollarë.
Me shumë gjasa do të shohim versionin më të lirë të parin vitin e ardhshëm ndjekur nga ekrani i segmentit të lartë me krah robotik. Gurman më herët kishte thënë se ekrani robotik inteligjente mund të mbërrinte vetëm në 2026.
Siç duket nuk do të kemi nevojë të presim aq gjatë për të provuar vizionin e Apple për shtëpinë inteligjente. Padyshim Apple Intelligene pritet të jetë pjesë integrale e këtij vizioni.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë