Monedhë

Kategoritë

5 orë më parë

Microsoft ndryshon pamjen e Copilot, shton funksionalitete të avancuara

Microsoft synon që Copilot të shihet më tepër thjeshtë një mjet interesant, dëshiron që të jetë pjesë qendrore e punës suaj ditore.

Microsoft ndryshon pamjen e Copilot, shton funksionalitete të avancuara

Përtej debutimit të funksionaliteteve të reja për kompjuterët Copilot+ AI dhe Windows 11, Microsoft rifreskoi edhe Copilot AI në ueb, mobile dhe desktop.

Aplikacioni ka një ndërfaqe më të pastër dhe miqësore se më parë së bashku me funksionalitetet e reja si Copilot Voice ku përdoruesit mund të bashkëbisedojnë me asistentin AI.

Microsoft synon që Copilot të shihet më tepër thjeshtë një mjet interesant, dëshiron që të jetë pjesë qendrore e punës suaj ditore.

E gjitha fillon me një ndërfaqe më të pastër dhe të thjeshtë që e bën Copilot të duket ndryshe dhe jo thjeshtë një motor kërkimi i mërzitshëm. Pamja e re vjen në Copilot në Web, iOS, Android dhe Windows prej ditës së sotme.

Gjithashtu mund të qaseni në Copilot edhe prej aplikacionit WhatsApp. Microsoft planifikon të lançojë më shumë funksionalitete eksperimentale AI përmes Copilot Labs.

Me Copilot Vision inteligjenca artificiale mund të shikojë çdo gjë që shikoni ju në Edge ndërsa me Think Deeper, Copilot punon më shumë për të zgjidhur problema komplekse.

Të dy funksionalitetet mund të sjellin probleme të sigurisë dhe privatësisë, por kësaj here Microsoft ka vendosur ti ofrojë këto veçori eksperimentale për përdoruesit me pagesë të Copilot Pro.

Ekzistojnë veçori të tjera më pak kontroverse që po vinë si Copilot Daily i cili ofron përmbledhje të lajmeve, parashikimin e motit dhe dërgon përkujtues për proceset tuaja ditore. Ngjan me një podkast mëngjesi.

Lançimet e funksionaliteteve të reja vinë në faza. Copilot Voice dhe Daily debutojnë sot por Voice do të jetë i disponueshëm vetëm për gjuhën Angleze në SHBA, Kanada, Australi, Britani dhe Zelandën e Re.

Copilot Daily aktualisht funksionon vetëm për përdoruesit në SHBA dhe Britani. Copilot Vision do të vijë për disa abonentë të planit Copilot Pro ndërsa Think Deeper për përdoruesit e planit me pagesë në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re. 

Copyright: © PCWorld Albania