Monedhë

Kategoritë

6 orë më parë

Microsoft Office 2024 i disponueshëm për Windows dhe Mac

Në PowerPoint Microsoft ka shtuar një veçori ku mund të vendosni një transmetim live të kamerës në slides. PowerPoint ka gjithashtu një funksionalitet të ri regjistrimi që përfshin animacione, tranzicione dhe rrëfim.

Microsoft Office 2024 i disponueshëm për Windows dhe Mac

Microsoft do të lançojë një version të ri të Office kësaj jave dizajnuar për njerëz të cilët nuk duan të abonohen në Microsoft 365. Versioni veçmas i Office 2024 është i disponueshëm për shkarkim për konsumatorët dhe bizneset e vogla dhe përfshin Word, Excel, PowerPoint, OneNote dhe Outlook për Mac dhe PC.

Office 2024 përfshin shumë përditësime që Microsoft i ka dërguar për abonentët e Microsoft 365 në vitet e fundit. Versioni i fundit veçmas i Office ishte në 2021 ndërsa Office 2024 sjell përmirësime në aplikacionet kyçe përfshirë ndryshimet e aksesibilitetit dhe ndërfaqes.

Office 2024 ka një temë të re së bashku me dizajnin e ri Fluent të Microsoft duke u përshtatur me gjuhën e dizajnit të Windows 11-ës. Ndryshimet më të mëdha gjenden në Excel, PowerPoint dhe Outlook. Microsoft ka shtuar funksione të reja në Excel së bashku me funksionin IMAGE që mund të shkarkojë foto nga uebi.

Në PowerPoint Microsoft ka shtuar një veçori ku mund të vendosni një transmetim live të kamerës në slides. PowerPoint ka gjithashtu një funksionalitet të ri regjistrimi që përfshin animacione, tranzicione dhe rrëfim.

Outlook 2024 përmirëson funksionalitetin e kërkimit dhe ka më shumë opsione për takimet. Në Word, Excel dhe PowerPoint tani mund të futni një foto me lehtësi nga një pajisje celulare Android.

Office 2024 do të jetë në dispozicion në dy botime të ndryshme. Office Home 2024, me çmim 149,99 dollarë, përfshin Word, Excel, PowerPoint dhe OneNote për PC ose Mac.

Nëse dëshironi Outlook, do t’ju duhet të blini versionin Office Home and Business 249,99 $ 2024, i cili përfshin gjithashtu të drejtat për të përdorur aplikacionet për qëllime komerciale. 

Copyright: © PCWorld Albania