Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Bluesky shton gjysëm milionë përdorues të rinj pasi ndryshimit të fundit të X

Ndryshimi i mënyrës së funksionon butoni i bllokimit është pritur me reagime negative, përfshirë nga mbështetësit më të fortë të Elon Musk.

Bluesky shton gjysëm milionë përdorues të rinj pasi ndryshimit të fundit të X

Ndërsa pritej prej disa javësh, rrjeti social X e bëri zyrtare: bllokimi në rrjetin social të Elon Musk, njohur më parë si Twitter, nuk do të bllokojë në të vërtetë të tjerët nga shikimi i përmbajtjeve tuaja dhe një valë tjetër largimesh ka nisur.

Tani një bllokim në X do të thotë se përdoruesi i bllokuar nuk mund të ndërveprojë me postimet tuaja. Por ata mundet që ti shohin ende, ndërsa në të kaluarën diçka e tillë nuk ka qenë e mundur.

Ndryshimi i mënyrës së funksionon butoni i bllokimit është pritur me reagime negative, përfshirë nga mbështetësit më të fortë të Elon Musk.

Ka mjaftuar që ky ndryshim të nisë një valë largimesh nga platformat e medias sociale. Alternativa e X, Bluesky, tha ditën e Enjte se kishte fituar gjysmë milionë përdorues të rinj në 24 orë që kur X e bëri publik lajmin.

Buesky është vetëm një prej alternativave të X që kanë gjetur sukses që kur Musk mori kontrollin e Twitter. Është platforma e tretë më e madhe e mikroblogimit pas X dhe Threads të Meta.

Megjithatë ndryshe nga këta dy të fundit, Bluesky e reklamon vetën si një platformë e decentralizuar e medias sociale. 

Copyright: © PCWorld Albania