Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Procesori flagship i ri i Qualcomm quhet Snapdragon 8 Elite

Arkitektura procesorike Oryon është marrë nga çipi i laptopëve dhe Qualcomm e quan çip i gjeneratës së dytë.

Procesori flagship i ri i Qualcomm quhet Snapdragon 8 Elite

Vetëm pak vite pasi ndryshoi emërtimet e procesorëve mobile, Qualcomm ka vendosur ta bëjë përsëri. Snapdragon 8 Elite është çipi më i ri i segmentit të lartë të kompanisë dhe njëlloj si çipet për laptopët merr emërtimin “Elite.”

Në përbërje ka bërthamat e reja procesorike Oryon. Kompania thotë se si rezultat ka peerformancë më të lartë në AI dhe ofron mbështetje për inteligjencën artificiale multi-modale.

Arkitektura procesorike Oryon është marrë nga çipi i laptopëve dhe Qualcomm e quan çip i gjeneratës së dytë.

Zëvendëson bërthamat Kryo që qualcomm ka përdorur në çipet e kaluara mobile dhe përmban dy bërthama “Prime” dhe gjashtë bërthama performance.

Është integruar gjithashtu modemi X80 5G dhe grafika Adreson me një arkitekturë të re dhe memorie të dedikuar.

Snapdragon 8 Elite sjell përmirësime për çipi e dedikuar proceseve AI quajtur NPU. Kjo e fundit ofron mbështetje për asistentët multi-modalë AI dhe mund të përpunojë tekst dhe përmbajtje vizuale.

Gjithashtu ofron mbështetje për mjetet e fshirjes së objekteve nga videot përmes AI, diçka që gjer më sot ka qenë e sfiduese. Prej telefonëve që do të fuqizohen nga çipi i ri janë flagshipët e Samsung, Xiaomi, Oppo, OnePlus, Honor dhe OnePlus. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 8%
SAPO ERDHI
Ofertë!

Desktop Gaming Z790-Plus 64GB, 2TB SSD, Core I9, Custom Build

299,990 L
Kurseni: 25,000 L
- 8%
SAPO ERDHI
Ofertë!

Gaming Desktop Z790 128GB, 2TB SSD, Core I9, Custom Build

474,990 L
Kurseni: 40,000 L
- 15%
SAPO ERDHI
Ofertë!

Dell Inspiron 15 3535, 15.6″ Touchscreen, 8GB, 512GB SSD, Ryzen 5

44,990 L
Kurseni: 8,000 L