Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

OpenAI tha se ChatGPT refuzoi 250 mijë kërkesa për krijimin e deepfake

Kompania shpjegoi se kjo ka ardhur si rezultat i masave dhe sigurisë së shtuar në mënyrë që ChatGPT të mos gjenerojë imazhe të njerëzve realë, përfshirë politikanëve.

OpenAI tha se ChatGPT refuzoi 250 mijë kërkesa për krijimin e deepfake

Shumë njerëz janë përpjekur të përdorin gjeneruesin DALL-E të imazheve të OpenAI gjatë zgjedhjeve por kompania tha se shumë prej tyre nuk janë lejuar ta përdorin për krijimin e deepfake.

ChatGPT refuzoi 250,000 kërkesa për të gjeneruar imazhe të Presidentit Biden, Presidentit të zgjedhur Donald Trump, Zëvendës Presidentes Kamala Harris, Zëvendës Presidentit të zgjedhur Vance dhe guvernatorit të Minesotas Tim Walz.

Kompania shpjegoi se kjo ka ardhur si rezultat i masave dhe sigurisë së shtuar në mënyrë që ChatGPT të mos gjenerojë imazhe të njerëzve realë, përfshirë politikanëve.

OpenAI është përgatitur për këtë moment që prej fillimit të vitit. Kompania krijoi një strategji për parandalimin e përdorimit të mjeteve për të përhapur informacione të rreme.

OpenAI tha se 1 milion përgjigje ChatGPT i drejtuan njerëzit në faqet e internetit CanIVote.org në muajin përpara ditës së zgjedhjeve.

Chatboti gjeneroi gjithashtu 2 milionë përgjigje në ditën e zgjedhjeve dhe të nesërmen, duke u thënë njerëzve që i kërkojnë rezultatet të kontrollojnë Associated Press, Reuters dhe burime të tjera lajmesh.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 16

79,990 L99,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 16 Pro

104,990 L111,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 16 Pro Max

122,990 L169,990 L
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max

103,990 L159,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max 256GB

85,990 L89,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro

89,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro 128GB

84,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 256GB

79,990 L