Por si pjesë e një përditësimi të ri sistemi që është lançuar ditën e Marte, përdoruesit mund të transmetojnë disa lojëra PS5 nga katalogu PlayStation Plus Game në PlayStation Portal.
Sony solli një veçori të madhe në Portalin e PlayStation: cloud streaming. Kur debutoi për herë të parë, pajisja mund të transmetonte lojëra nga PS5 përmes Wi-Fi.
Por si pjesë e një përditësimi të ri sistemi që është lançuar ditën e Marte, përdoruesit mund të transmetojnë disa lojëra PS5 nga katalogu PlayStation Plus Game në PlayStation Portal.
Sony tha se veçori është në fazë eksperimentale dhe përdoruesit duhet të kenë një abonim PlayStation Plus Premium për ta përdorur. Kompania rekomandon internet me shpejtë 7Mbps për transmetim në 720p ose 13Mbps për 1080p.
Përdoruesit nuk mund të transmetojnë lojëra PS4 e as PS4. Ndërkaq faza testuese do të jetë e disponueshme në këtë vende të botës: Austri, Belgjikë, Bullgari, Kanada, Kroaci, Republika Çeke, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Japoni, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Republika e Qipros, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Mbretëri e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Sony lançoi cloud streaming në konsolat PS5 vitin e kaluar.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë