Duhet të hyni në programin Insider dhe kanalin Dev për ta provuar. Për fatin e mirë është e lehtë të kaloni nga një version eksperimental tek versioni stabil kur të bëhet i disponueshëm thjeshtë duke u larguar nga kanali Dev.
Microsoft është duke e pozicionuar funksionalitetin Recall për Windows 11 si një prej fuqive më të spikatura të laptopëve Copilot+. Ajo që përbënte çudi ishte se debutimi i mjetit më përpara ofrohej vetëm në kompjuterët x64 dhe jo ato me procesorët Snapdragon bazuar në arkitekturën ARM.
Nëse keni qenë prej këtyre të fundit, tani ka ardhur momenti që të provoni Recall përmes programit Windows Insider. Microsoft sapo prezantoi Recall, një opsion që regjistron çdo gjë që bëni në Windows dhe është i disponueshëm për laptopët Snapdragon Copilot+.
Duhet të hyni në programin Insider dhe kanalin Dev për ta provuar. Për fatin e mirë është e lehtë të kaloni nga një version eksperimental tek versioni stabil kur të bëhet i disponueshëm thjeshtë duke u larguar nga kanali Dev.
Recall pati një debutim të zhurmshëm dhe u konsiderua si një mjet mjaft kontrovers. Pasi u kritikua për implikimet e sigurisë dhe privatësisë, Microsoft vendosi ta shtyjë me disa muaj linçimin për të çaktivizuar disa prej aspekteve të tij që u kritikuan.
Në këtë pikë Recall me shumë gjasa nuk do të debutojë deri në 2025 në Windows 11. Edhe kur të mbërrijë, vetëm një fraksion i përdoruesve mund ta provojnë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë