Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar, një rrjedhje informacioni në Amazon sugjeron se B580 do të ketë 20 bërthama Xe2, frekuencë 2.8Ghz, 12GB memorie GDDR6 dhe 19Gbps shpejtësi memorie me ndërfaqe 192-bit.
Nën presionin financiar, biznesi gaming për desktopët i Intel mund të jetë drejt fundit por jo përpara se disa karta grafike të tjera të debutojnë.
Intel pritet të prezantojë kartat grafike Arc B580 dhe B570 më 12 Dhjetor. Natyrisht nuk duhet të prisni që këto karta të konkurrojnë në segmentin e lartë. Këtë e sugjerojnë edhe specifikat e tyre ku kanë numër më të ulët bërthamash, më pak memorie dhe më pak bandwidth memorie sesa paraardhësit e tyre Intel.
Por në të njëjtën kohë mund të shkëlqejnë në raportin kosto dhe performancë. Sipas informacioneve, versionin “Limited Edition” i Arc B580 mund të kushtojë vetëm 250 dollarë.
Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar, një rrjedhje informacioni në Amazon sugjeron se B580 do të ketë 20 bërthama Xe2, frekuencë 2.8Ghz, 12GB memorie GDDR6 dhe 19Gbps shpejtësi memorie me ndërfaqe 192-bit.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë