Gjenerimi i videove përmes modelit të ri është i disponueshëm vetëm për abonetët me pagesë të planit AI Pro dhe mund të gjenerohen jo më shumë se 3 video në ditë.

Google filloi lançimin e modelit të ri Veo 3 të gjenerimit të videove për të gjithë përdoruesit në mbarë botën. Debutimi filloi ditën e Enjte për përdoruesit e Gemini në më shumë se 159 vende të botës.
Gjenerimi i videove përmes modelit të ri është i disponueshëm vetëm për abonetët me pagesë të planit AI Pro dhe mund të gjenerohen jo më shumë se 3 video në ditë.
Veo 3, që Google e demonstroi në Maj, ju jep mundësinë përdoruesve të gjenerojnë video deri në 8 sekonda duke përdorur përshkrime me tekst. Përfaqësuesi i kompanisë Josh Woodward tha se kompania po punon për të ofruar gjenerimin e videoeve nga imazhet në Gemini.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë