Dorsey do të përdorë aksionet që zotëron në Square për donacionin. 43-vjeçari është shef ekzekutiv i Twitter dhe Square.
Jack Dorsey, themeluesi i Twitter dhe aplikacionit të pagesave Square, tha se do të dhurojë 1 miliardë dollarë për të luftuar koronavirusin.
Sipas Dorsey, donacioni përfaqëson 28% të pasurisë së tij. Lajmin ai e dha në rrjetin social Twitter duke thënë se nevojat e botës sot janë urgjente.
Dorsey nuk shpjegoi se ku do të shkojnë këto para për të luftuar Covid-19. Në SHBA ka një mungesë ventilatorësh dhe pajisjesh mbrojtëse ndërsa bizneset dhe individët po vuajnë ekonomikisht për shkak të izolimit.
Dorsey do të përdorë aksionet që zotëron në Square për donacionin. 43-vjeçari është shef ekzekutiv i Twitter dhe Square.
Aksionet do të shiten gradualisht dhe kjo mund të ndikojë në vlerën dhe madhësinë e donacionit.
Bosi i Twitter nuk është i vetmi që dhuron për të luftuar Covid-19 por pasuria që ai ka premtuar është shumë më e madhe sesa 30 milionë dollarë nga Zuckerberg dhe 100 milionë dollarë nga Jeff Bezos.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë