Fuqizohet nga procesori më i potent sot në treg, Snapdragon 865, vjen me teknologjinë 5G, 12GB RAM LPDDR5 dhe 256GB memorie të brendshme.
Në 2020 nuk mund të jesh një smartfon flagship nëse nuk ke një ekran me frekuencë të lartë rifreskimi dhe tashmë një standard i ri është vendosur. RedMagic, një nën markë e ZTE Nubia, nxori në shitje telefonin më të fundit gaming dhe ka ekran 144Hz.
Kjo frekuencë rifreskimi është standard sot për monitorët e lojërave. Ekrani ka madhësinë prej 6.65-inç 1080p OLED.
Fuqizohet nga procesori më i potent sot në treg, Snapdragon 865, vjen me teknologjinë 5G, 12GB RAM LPDDR5 dhe 256GB memorie të brendshme.
Specifikat e smartfonit plotësohen nga Android 10 nga kutia, bateria 4,500 mAh dhe karikim 55W. Normalisht askush nuk do të blinte një smartfon gaming për të bërë foto por RedMagic ka tre kamera të pasme ku kryesorja është sensori Sony IMX686 prej 64-megapiksel. Madje ka edhe një portë kufjesh 3.5mm dhe altoparlantë stereo.
Duke qenë se është një telefon gaming, sistemi i ajrimit është ndër më të avancuarit që mund të gjeni sot në një smartfon. Krahas ftohjes së lëngshme ka edhe një ventilator i cili nxjerr ajrin e nxehtë drejt fundit të telefonit. Gjatë një loje intensive ai bëhet i zhurmshëm.
Telefoni ka butonë në krye të cilët mund të konfigurohen për të kryer funksione të ndryshme. Së bashku me RedMagic, kompania shet telefonin së bashku me komanda dhe joystick. Në pjesën e pasme ka drita LED shumëngjyrëshe sepse është telefon gaming. Ekrani 144Hz është super i ëmbël vizualisht.
Po çmimi? RedMagic 5G kushton 579 dollarë për 8GB RAM dhe 128GB memorie dhe 649 dollarë për 12GB RAM dhe 256GB memorie. Do të shitet edhe në Evropë duke filluar nga data 21 Prill.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë