Në Rusi ishte një prej hakerëve më në zë, dhe qeveria Ruse mbase ishte e shqetësuar se Burkov ka informacion më tepër sesa duhej rreth operacioneve të hakimit në vend.
Një haker rus veçanërisht i suksesshëm në anën e errët të historisë do të kalojë një kohë të mirë prapa hekurave në SHBA. Një gjykatës federal e ka dënuar me 9 vite burgim Aleksei Burkov, një prej drejtuesve kryesor të një forumi të elitës së krimit kibernetik.
Mbi të rëndojnë akuza me deri në 15 vite burgim. Forumi DirectConnection ishte shtëpia e hakereve ku mund të shisnin sende të vjedhura përsa kohë kishin një depozitë prej 5,000 dollarësh dhe mbështetjen e të paktën tre anëtarëve ekzistues të forumit.
Akuzat e ngarkuara Burkov kishin të bënin edhe me kontrollin e një uebsajte që shiste karta krediti të vjedhura me emrin Cardplanet. Mbi 20 milionë blerje të jashtëligjshme janë bërë duke përdorur karta krediti të vjedhura.
Burkov u arrestua në Izrael në 2015-ën dhe duhej të ishte ekstraduar në SHBA në 2017-ën, megjithatë Rusia e kundërshtoi këtë proces për disa vite.
Në Rusi ishte një prej hakerëve më në zë, dhe qeveria Ruse mbase ishte e shqetësuar se Burkov ka informacion më tepër sesa duhej rreth operacioneve të hakimit në vend.
Rusia dështoi në përpjekjen e saj ndërsa Burkov do të kalojë disa vite të mira në SHBA.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë