Sipas kompanisë krijuesit mund të përdorin edhe çipin A14 Bionic të iPhone 12 Pro dhe teknologjinë ARKit të Apple për të pasqyruar mijëra objekteve të realitetit të shtuar në kohë reale.
Ata që deri dje kanë zhvilluar lente për realitetin e shtuar në Snapchat së shpejti do të kenë një mjet tjetër akoma më të fuqishëm në dispozicion: skanerin LiDAR në iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.
Snap lançoi një përditësim në Lens Studio për të akomoduar lente më të gjera për krijuesit. Si rezultat Snapchat do të jetë ndër aplikacionet e para që përdor skanerin LiDAR të Apple.
Skaneri mund të ndërtojë një hartë të ambientit dhe Snapchat Camera do të ketë një kuptim më të thellë gjeometrik të objekteve dhe sipërfaqeve. Sipas kompanisë krijuesit mund të përdorin edhe çipin A14 Bionic të iPhone 12 Pro dhe teknologjinë ARKit të Apple për të pasqyruar mijëra objekte të realitetit të shtuar në kohë reale.
Versioni 3.2 i Lens Studio ka një paraqitje paraprake interaktive duke të dhënë një ide sesi funksionojnë lentet LiDAR edhe përpara se iPhone 12 Pro dhe 12 Pro Max të debutojë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë