Për momentin mungojnë testimet dhe specifikat por kompania thotë se krahasuar me gjeneratën e kaluar me procesorët Intel, çipi M1 është 2.8 herë më i shpejtë dhe grafika 5 herë më të fuqishme.
Ditën e djeshme Apple prezantoi tre pajisje me çipin e re të vetë kompanisë. Pasi prezantoi MacBook Air dhe Mac Mini, kompania integroi procesorin e parë Apple për kompjuterët edhe në MacBook Pro.
Gjatë prezantimit Apple e përshkroi kompjuterin si manifestimi i potencialit të çipit M1. Sistemi ka një bateri me jetëgjatësi prej 17 orësh për shfletim në ueb dhe 20 orë luajtje video dhe ka vlerësimin më të lartë për një produkt MacBook.
Për momentin mungojnë testimet dhe specifikat por kompania thotë se krahasuar me gjeneratën e kaluar me procesorët Intel, çipi M1 është 2.8 herë më i shpejtë dhe grafika 5 herë më të fuqishme.
Dhe ashtu si MacBook Air, as MacBook Pro nuk ka një ventilator në brendësi. TouchBar është rikthyer së bashku me uebkamerën popullore e cila është e njëjta por e përmirësuar në performancë përmes softuerit.
Mikrofonët janë përmirësuar gjithashtu. MacBook Pro ka dy porta Thunderbolt/USB 4 dhe fillon nga 8GB RAM dhe 512GB memorie deri në 16GB RAM dhe 2TB memorie.
Sipas Apple krahasuar me gjeneratën e kaluar, MacBook Pro 13-inç:
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë