Ju mund të kontrolloni cilin version keni duke shtypur Windows + I dhe më pas duke shkuar në System > About.
Versione të reja të Windows 10-ës vinë e shkojnë vazhdimisht. Që nga 8 Dhjetori 2020, versioni 1903 i Windows 10-ës nuk do të mbështetet më. Fundi i suportit aplikohet tek të gjitha edicionet e Windows 10-ës dhe përdoruesit duhet të kalojnë në një version të ri të sistemit.
Përditësimi përmbledhës i dërguar tek përdoruesit e Windows 10-ës në fillim të Dhjetorit është përditësimi final i 1903. Fundi i mbështetjes aplikohet në Windows 10 Home, Pro, Enterprise dhe Education por edhe në Windows Server.
Lajmi vjen pasi pak kohë më parë versioni 1809 i Windows 10-ës humbi suportit. Zakonisht kjo procedurë ndahet me 6 muaj por që Microsoft bëri përjashtim me 1809 për shkak të pandemisë së koronavirusit duke e shtyrë nga Maji 2020 në Nëntor 2020.
Nëse jeni duke përdorur versionin 1903 të Windows 10, përditësoni sa më parë në versionin e fundit. Ju mund të kontrolloni cilin version keni duke shtypur Windows + I dhe më pas duke shkuar në System > About.
Versioni më i fundi i sistemit operativ është lëshuar në Tetor të 2020. Për të përditësuar shkoni në Update & Security > Windows Update.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë