Për shumë njerëz mbyllja nuk ka ndonjë rëndësi duke qenë se shërbimi nuk ka qenë aq i përdorur.
Në vetëm pak ditë, Google zyrtarisht do të mbyllë shërbimin Cloud Print. Kjo ditë pritej që nga 2019 dhe tani ka mbërritur dhe lajmi është vetëm një përkujtues nga Google.
Për shumë njerëz mbyllja nuk ka ndonjë rëndësi duke qenë se shërbimi nuk ka qenë aq i përdorur.
Google lançoi Cloud Print në 2010 që njerëzit të kenë mundësi të printojnë dokumentet e tyre me pajisjet Chrome OS. Erdhi në një kohë kur printimi në Chrome OS ishte një mangësi e madhe.
Në 2017-ën kompania shtoi printimin direkt. Mjafton që përdoruesit të lidhen me një printer në rrjet pa pasur nevojë për një lidhje cloud.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë