Vetë Apple raportoi 111.4 miliardë dollarë të ardhura vetëm në tremujorin e katërt për shkak të shitjeve të iPhone 12, ose dyfishin e Samsung.
Samsung rriti fitimet me 26.4% në tre mujorin e katërt pavarësisht një rënie me 11% të shitjeve të smartfonëve vitin e kaluar.
Përgjatë vitit të kaluar kompania gjeneroi 211.5 miliardë dollarë të ardhura dhe 32.1 miliardë dollarë fitim, një rritje me 29.6% dhe 2.78% respektivisht.
Në tremujorin e katërt të ardhurat erdhën kryesisht nga biznesi i çipeve të memories dhe ekraneve si rezultat i kërkesës së lartë nga prodhuesit e smartfonëve përfshirë panelet OLED për linjën iPhone 12 të Apple.
Vetë Apple raportoi 111.4 miliardë dollarë të ardhura vetëm në tremujorin e katërt për shkak të shitjeve të iPhone 12, ose dyfishin e Samsung.
Në biznesin e smartfonëve Samsung raportoi një rënie me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Megjithatë kompania shpreson se Galaxy S21 do të rikthejë fatin e këtij biznesi sidomos për shkak të kostos më të ulët që ka krahasuar me linjën e vitit të kaluar Galaxy S20.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë