Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Zhvilluesi i lojës Cyberpunk 2077 goditet nga ransomware

Kompania tha se asnjë informacion lojtarësh nuk është ruajtur në serverët e kompromentuar.

Zhvilluesi i lojës Cyberpunk 2077 goditet nga ransomware

Kompania e cila u godit nga probleme të shumta në lojën Cyberpunk 2077, u godit nga një sulm kibernetik me ransomware.

Në një postim në rrjetin social Twitter, CD Projekt, zhvilluesit Polakë të lojës publikuan një shënim të lënë prej hakerëve të cilët pretendonin se kanë kopjuar kodin burimor të lojërave më popullore si Cyberpunk dhe The Witcher 3 duke enkriptuar njëherazi edhe serverët.

Edhe pse disa pajisje në rrjetin tonë janë enkriptuar, kopjet rezervë mbeten të paprekura tha kompania. Kemi siguruar infrastrukturën tonë dhe filluar rikthimin e të dhënave vijoi CD Projekt më pas.

Kompania tha se asnjë informacion lojtarësh nuk është ruajtur në serverët e kompromentuar.

Cyberpunk 2077 është loja më e fundit nga CD Projekt lançuar në Dhjetor dhe ka marrë sa vlerësime aq edhe kritika për shkak të problemeve teknike që hasi.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: