Produktet e para me këtë teknologji janë Asus ROG Rapture GT-AXE11000, Linksys AXE8400 Mesh System dhe Netgear Nighthawk RAXE500. Të tre routerët kanë tre banda dhe do të shitet mes 450 dollarë deri në 1,200 dollarë.
Menjëherë pasi të gjithë filluan të mësoheshin me teknologjinë e re Wi-Fi 6 në routerët, laptopët dhe smartfonët e tyre, Wi-Fi 6E do të ndryshojë tërësisht mënyrën sesi përdorim wireless.
Duke shtuar bandën 6Ghz dhe hapur disa kanale të reja performance, Wi-Fi 6E rrit kapacitetin e transmetimit të të dhënave por është i kufizuar në distanca më të shkurtra.
Çfarë është Wi-Fi 6E?
Bazuar në specifikimin e Institutit të Inxhinierisë Elektrike dhe Elektronike (IEEE), Wi-Fi 6E rritin kapacitetin frekuencor me 1.2Ghz duke përfshirë spektrin 5,925 në 7,125Mhz.
Është ndryshimi më i madh në Wi-Fi që nga debutimi i 802.11b 20 vite më parë. Është një hap i madh për Aleancën e wi-Fi.
Wi-Fi 6 vs Wi-Fi 6E
Një shikim më i hollësishëm i Wi-Fi 6E zbulon disa përmirësime të ndjeshme të performancës. Përveç dizajnin për vonesa të ulëta transmetimit (latency), Wi-Fi 6 mund të tolerojë interferencën duke shtuar 100 kanala të reja transmetimit të dhënash më tepër sesa Wi-Fi 6.
Në fakt sjell 7 kanale të reja ekstra 160Mhz nga 1 kanal 160Mhz që kishte Wi-Fi 6. Edhe pse në bandwidth total të dy standardet kanë kapacitet të njëjtë prej 9.6Gps, Wi-Fi 6E ndihmon sidomos gamers me vonesa të ulëta transmetimit dhe përhapur të dhënat në tre banda: 2.4Ghz, 5Ghz dhe 6Ghz.
Kur vinë pajisjet e para Wi-Fi 6E?
Pritja për Wi-Fi 6 do të jetë më e shkurtër sesa mendoni. Kjo sepse disa prej tyre kanë mbërritur tashmë. Routerët e parë Wi-Fi 6E po shiten. Tashmë po përflitet për Wi-Fi 7 detajet e të cilët janë ende të vakëta por do të bazohet në teknologjinë Extremely Hight Throughput (EHT).
Routerët Wi-Fi 6E
Produktet e para me këtë teknologji janë Asus ROG Rapture GT-AXE11000, Linksys AXE8400 Mesh System dhe Netgear Nighthawk RAXE500. Të tre routerët kanë tre banda dhe do të shitet mes 450 dollarë deri në 1,200 dollarë.
Pajisjet Wi-Fi 6E
Samsung Galaxy S21 Ultra është ndër telefonët e parë me teknologjinë Wi-Fi 6E. Të tjerë pritet ti bashkohen gjatë vitit me prezantimin e harduerëve të rinj. Lajmi i mirë është se Aleanca Wi-Fi ka filluar të certifikojë pajisjet e para me teknologjinë Wi-Fi 6E. Deri në verë pritet të shohim qindra produkte Wi-Fi 6E nga routerët tek laptopët, tabletët dhe smartfonët.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë